Një kompani në Rusi ka ofruar bonus për punëtoret e saj nëse ato vijnë në punë me grim, minifund dhe fustane.

Tatprof, një formë e cila është e specializuar në përpunimin e aluminit, filloi iniciativën për ta “zbukuruar” vendin e punës, tha zëdhënësja e firmës, Anastasia Kirillova.

Ky vendim është pjesë e mbështetjes së maratonës një mujore të feminizmit në rusi, raportojnë mediat atje, raporton Euronews, transmeton Gazeta Express.

Pjesëmarrëset duhet që fotografitë e tyre me minifunde e fustane, t’ia dërgojnë shefave, dhe kështu do të marrin si shpërblim 100 rubla ruse, që i bie 1.40 euro.

“Shumica e grave vendosin që gjithmonë të veshin pantallona, për këtë arsye ne shpresojmë që ky aksion do t’i lejojë zonjave që ta ndjejnë feminitetin dhe sharmin e tyre” tha Kirillova.

Mediat lokale, raportojnë se shefi i firmës Tatprof, Sergey Gennadevich, qëndron prapa kësaj iniciative.

“Ai është shumë i shqetësuar për këtë çështje – pra përzierjen e gjinive” shpjegoi Kirillova. “Ai do që gratë ta ndiejnë feminitetin e tyre dhe ato të mos veshin rroba mashkullore”.

MUND TË JU PËLQEJNË