fbpx

Kjo qenka arsyeja se pse Manjola Nallbani nuk publikon foto me burrin e saj

nga Revista Kosovarja

‘’Dhe mësova të mos gaboj, kur e humba një dashuri’’ vazhdon të mbeten disa prej vargjeve më të njohura për shqiptarët, ndonëse kanë kaluar shumë vite nga momenti që Manjola Nallbani u ngjit për herë të parë në skenë për ta kënduar në Festivalin e 32-të të këngës në RTSH. Tanimë flokët e zinj i kanë lënë vend atyre biondë, kurse Manjola vazhdon të mbetet sharmante si kurrë më parë.

Ndryshe nga shumë kolege të saj, Manjola ka zgjedhur të ndajë jetën private nga ajo publike sepse respekton dëshirën si të bashkëshortit të saj, po ashtu dhe të vajzave që të mos jenë shumë të ekspozuar. Kjo ka qenë një zgjedhje e saj dhe duket se kështu do të vazhdojë të jetë për sa kohë familjarët e saj zgjedhin të kenë një jetë jopublike.

E pranishme në “Shiko kush luan”, Manjola u pyet pse nuk poston kurrë foto me bashkëshortin. Kësaj pyetjeje, këngëtarja iu përgjigj: “Familjen njeriu e konsideron më të shtrenjtë se veten. Unë kam zgjedhur të jem person publik. Bashkëshorti im nuk ka pse të ketë një jetë publike. Në karrierën time ka pasur njerëz që më kanë dashur, siç ka pasur edhe nga ata që nuk më kanë dashur dhe askush nuk ka arsye që një artiste ta shajë apo ta urrejë, mirëpo edhe ndodh. Këto janë kusure që ne [artistët] i kemi zgjedhur, kemi zgjedhur të bëjmë këtë jetë. Ndërsa im shoq ka profesionin e tij, ka figurën e tij, ka dinjitetin e tij. Pikërisht për hir të dashurisë për të, nuk dua të bëjë një jetë që ai nuk e ka zgjedhur.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]