Mund të jeni mjaft të talentuar, krijues dhe me një dëshirë (e theksojmë vetëm dëshirëëë) të madhe për të ndryshuar botën, por kur vjen puna për t’i vendosur pikat mbi i dhe për të marrë hapin të parët, zhdukeni sikur të mos kishit ekzistuar kurrë.

Edhe pse artikulli i sotëm nuk do t’u pëlqejë disa personave, nuk kemi ç’bëjmë yjet dinë dhe kanë përcaktuar gjithçka, si për shembull shenjën më dembele të zodiakut.

SHIGJETARI
Nga e thëna në të bërë ngrihet një mal i tërë, ndaj Shigjetarë fiksojini mirë këto që do ju themi. Jeni një shenjë që vetëm dëshironi të udhëtoni, liria është ajo që doni më shumë dhe kjo është pika juaj e dobët.

Jeni kreativë, të talentuar, shumë të zotët për të hartuar strategji sesi duhet të funksionojnë gjërat në ambientin ku punoni, por kur bëhet fjalë për të ndërmarrë hapin e parë nuk gjendeni gjëkund. Dhe e dini përse? Sepse jeni dembelë të lindur.

Por krahas dëshirës për të eksploruar botën, mund të bëni edhe ndonjë punë e të merrni ndonjë përgjegjësi. Dembelizmi nuk është zgjidhje.

MUND TË JU PËLQEJNË