Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Klienti u ankua për çmimin e kafesë, gjobitet lokali me 1000 euro

nga Revista Kosovarja

Një lokal në Firence është gjobitur me 1 mijë euro, pasi një klient u ankua në polici për çmimin e shtrenjtë të kafesë.

Mbi artikull

“Dita Artigianale” në Firence të Italisë u gjobit të hënën sepse nuk kishte vendosur listën e çmimeve në ambientet e lokalit.

Një klient telefonoi policinë pasi ishte zemëruar që lokali i kishte kërkuar të paguante 2 euro për një kafe pa kafeinë.

Sipas Ditta Artigianale, kafja në fjalë vinte nga një plantacion meksikan dhe ishte ‘përgatitur me kujdes të veçantë nga banakieri’.

Moneytizer Paragrafi 4

Në Itali një filxhan kafeje ekspres kushton rreth 1 euro, por shumë lokale i kanë rritur çmimet këtë vit.

Pronari i Ditta Artigianale tha se ishte i ‘gatshëm të paguajë për gabimin’, por kritikoi ligjin në fuqi dhe gjobën e vendosur pasi pretendon se çmimi ishte i publikuar në menunë digjitale të lokalit.

“Unë mendoj se me gjithë gjërat që po shërbehen nëpër lokale ditët e sotme, ky ligj është kaq absurd dhe duhet të ndryshohet, përndryshe 99,9 për qind e lokaleve dhe restoranteve do ta kishin gabim”, tha Francesco Sanapo në Facebook.

Ditta Artigianale është një lokal i mirënjohur në Firence dhe ka fituar disa konkurse për mënyrën e përgatitjes së kafesë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]