Vala

Njihet si njëra ndër femrat më energjike, e cila çdoherë është aktive, si në karrierë, ashtu edhe në jetën e përditshme, shkruan “Kosovarja”.

Një aktore e suksesshme, e cila përmes roleve të saj të ndryshme ka arritur ta fitojë simpatinë dhe dashurinë e publikut.

Teuta Krasniqi e ka dëshmuar talentin e saj sin ë teatër ashtu edhe në projektet e ndryshme, që ka realizuar ndër vite.

Famën e saj më të madhe, e mori sidomos me rolin e saj të “Sarandës” në serialin “Kafeneja jonë”.

Përveç, karrierës edhe jeta private e Teutës ngjallë interesim për publikun, sidomos pas ndarjes nga këngëtari Blero dhe martesa e saj me Adonisin.

Nga martesa me Bleron ka vajzën Tarën, kurse nga martesa e saj e dytë ka një vajzë e cila quhet Kaia.

Teuta tregon vazhdimisht jetën e lumtur që ka me familjen e saj, duke ndarë momente të ndryshme me vajzat dhe bashkëshortin.

Koha më e çmuar e saj është praën këtyre përsonave. E thotë edhe aktorja përmes një kolazhi fotografish që ka ndarë me të dashurit e saj.

Se kanë harmoni mes vete e dëshmojnë edhe këto imazhe./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË