Vala

Fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës e cila do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre, transmeton Indeksonline.

“Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, thuhet në komunikatë.

MUND TË JU PËLQEJNË