Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konjufca përplaset me Tahirin

nga Revista Kosovarja

Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca përplaset me Tahirin: T’ma kishe tregu të vërtetën…

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, meqë në sallë mungonin disa deputetë të opozitës.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca reagoi i nervozuar, derisa e akuzoi Shefin e Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahirin për ndryshim të qëndrimeve.

Konjufca tha se në mbledhjen e Kryesisë, partitë opozitare kishin thënë se do të sjellin në seancë aq deputetë sa kanë mundësi dhe se asnjë s’ka thënë se s’do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Moneytizer Paragrafi 4

“Aty në mbledhje të Kryesisë, unë e di që keni qëndrime të ndryshme e qëndrime shpeshherë të kundërta politike, mu ato si kryetar i Kuvendit nuk më interesojnë. Unë atë ditë çka ju pyeta është që nëse ka mundësi për mbajtjen e një seancë të enjten, ju kom pyet secilin grup parlamentar, edhe secili grup parlamentar jeni pajtu me një pikë: do të sjellim aq deputetë sa kemi mundësi. Nuk ka qenë që nuk do t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, se unë e di saktë çka keni deklaru . LDK ka thënë se sa të ka mundësi me ardh vijnë, nuk po të garantoj që vijnë krejt. AAK njejtë, ju njejtë. Ti t’më kishe thanë mu, Kryetar i Kuvendit harroje PDK’në, asnjë votë nuk e ki në marrëveshjet ndërkombëtare, unë nuk e kisha thirr këtë seancë, nuk po më intereson mua mendimi yt pse je kundër marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai është qëndrim i PDK’së, unë e respektoj, në rregull. Mirëpo, t’ma kishe tregu të vërtetën, sinqeritet po kërkoj, kjo është arsyeja sepse po ndikon në mbarëvvajtjen e seancave të Kuvendit. Sinqeriteti juaj, unë e marr pastaj atë sinqeritet dhe mendoj a është e arsyeshme një seancë a jo, qëta po ta kërkoj z.Tahiri. Qekaq e thjeshtë është”, ka deklaruar Konjufca.

Pas deklaratës së Konjufcës, reagoi Tahiri, i cili tha se si Grup Parlamentar s’do të refuzojnë asnjëherë mbajtjen e seancës, por se për votimin apo mosvotimin, vendosin ata vetë dhe se s’mund t’ua imponojë askush.

“GP i Partisë Demokratike, asnjëherë kurrë, as sot as nesër e as në të ardhmen nuk do ta refuzojë mbajtjen e seancës. Votimi, mosvotimi është çështje e jona politike. Është vendimi ynë politik a e votojmë a se votojmë. Qëndrimet janë çështje tjera, qysh i vendosim ne kryetar. Nuk mundesh ti me ma imponu mu me thanë qysh e votoj këtë ligj, qysh e votoj atë ligj. Është qëndrim I joni “, ka thënë Tahiri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]