Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Konsumoni këto produkte për të pasur energji tërë ditën

nga Revista Kosovarja

Ekspertët kanë përpiluar një listë të disa ushqimeve dhe produkteve, që mund të zëvendësojnë kafenë dhe ju japin energjinë e nevojshme.

Disa nga këto produkte janë:

Tërshëra– ky drithë ka një nivel të ulët të glukozës dhe ofron energji afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë ditën. Tërshëra për më tepër ndihmon në prodhimin e seratoninës, e cila na ndihmon të shmangim stresin dhe të kemi kujtesë më të mirë.

Farat e susamit dhe Chia– këto fara janë plot me magnez, i cili kthen sheqerin në energji. Fibra dhe yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe sigurojnë energji të mjaftueshme.

Moneytizer Paragrafi 4

Fasulet dhe avokadot– në përgjithësi të gjitha produktet e pasura me vitaminë B mundësojnë rritjen e energjisë, dhe janë përgjegjëse për funksionimin e mire të trurit. Vitaminat B9, B12 dhe B6 konsiderohen tre përbërësit kryesore, që parandalojnë edhe sëmundjet e zemrës.

Hurmat– ato janë të mbushura me sheqerna natyralë, që përfshijnë fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bënë ato një ushqim të favorshëm për ata, që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]