Aplikacioni Face App, që jep mundësinë e transformimit të fytyrave, prej dy ditësh është bërë tejet viral.

Në vendin tonë, janë kryesisht meshkujt ata që kanë bërë transformimin e pamjes nga të rinj në të vjetër, shkruan “Kosovarja”.

Me sa duket, meshkujt nuk e kanë shumë kompleks plakjen, madje me dëshirë i publikojnë fotot me rrudha e thinja.

Mundësinë e këtij aplikacioni, e ka shfrytëzuar edhe këngëtari i njohur Korab Shaqiri, që as si plak nuk duket keq.

Korabi foton e ka shoqëruar me pyetjen: “A do të më duash?”, duke aluduar në atë se a do ta dojë edhe kur të jetë në moshën e pleqërisë.

Me gjasë, këtë pyetje ia ka bërë të shoqes, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË