fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kosova shënon përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.

Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.

Indeksi radhit çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

Nga vendet e rajonit, përparim ka shënuar edhe Maqedonia e Veriut, e cila ka 39 pikë, katër më shumë sesa vitin e kaluar.

Shqipëria ka 35 pikë – një më pak sesa një vit më parë.

Bosnje-Hercevogina ka po ashtu 35 pikë, por nuk ka ndërruar pozitë.

Serbia nuk ka ndërruar pozitë po ashtu me vitin e kaluar. Ka sërish 38 pikë.

Mali i Zi qëndron më së miri në rajon sa i përket luftës kundër korrupsionit me 46 pikë, një më shumë sesa vitin e kaluar.

Megjithatë, Indeksi për vitin 2021 flet për një bllokadë në luftën kundër korrupsionit në gjithë botën, pasi 86 për qind e shteteve kanë bërë pak apo aspak përparim në 10 vjetët e fundit.

Sipas Organizatës Transperency International, vendet që shkelin liritë civile shënojnë vazhdimisht rezultate më të ulëta në Indeks.

Me shkeljen e këtyre të drejtave, bie edhe niveli i demokracisë për t’ia lëshuar rrugën autoritarizmit, çka sipas raportit, kontribuon në nivele më të larta të korrupsionit.

Delia Ferreira Rubio, udhëheqëse e bordit të drejtorëve në organizatën Transparency International, ka thënë se të drejtat e njeriut nuk janë vetëm të dëshirueshme në luftën kundër korrupsionit.

“Garantimi i fjalës së lirë dhe punës kolektive për të kërkuar llogaridhënie ndaj pushtetit, është mënyra e vetme e qëndrueshme drejt një shoqërie pa korrupsion”.

Në krye të listës më të pastra ndaj korrupsionit janë Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re.

Somalia, Siria dhe Sudani Jugor janë në fund të listës.

Serbia, në mesin e vendeve me rezultatin më të ulët ndonjëherë

Në Indeksin për vitin 2021, të publikuar më 25 janar, përmendet se 154 shtete kanë shënuar kthim mbrapa apo aspak përparim.

Prej vitit 2012, 23 shtete kanë shënuar rënie në luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe ekonomitë më të zhvilluara si Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e vendeve që kanë shënuar përparim në nivel botëror janë Estonia dhe Armenia.

Transparency International u ka bërë thirrje qeverive që të jenë më të përkushtuara në synimet kundër korrupsionit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe u ka kërkuar njerëzve në gjithë botën që të kërkojnë ndryshime.

Dy vjet me pandeminë shkatërruese të koronavirusit, raporti i ri për korrupsionin në botë tregon se ka ngecur lufta kundër tij.

Pavarësisht përkushtimeve në letër, 131 shtete kanë bërë pak apo aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në dekadën e fundit dhe këtë vit 27 shtete kanë shënuar nivelet më të ulëta prej kur ka nisur të përpilohet raporti.

Serbia është në mesin e këtyre vendeve, bashkë me Qipron, Hungarinë, Izraelin, Turqinë, Venezuelën dhe vende tjera.

Në raport është thënë se Evropa Perëndimore dhe Bashkimi Evropian janë në krye në listës sa i përket luftës kundër korrupsionit, mirëpo përparimi është zbehur edhe në këtë rajon vjetëve të fundit.

Sipas raportit, pandemia e koronavirusit ka kërcënuar transparencën dhe llogaridhënien, duke shfaqur shenja të rrëshqitjes edhe në vendet me performancën më të mirë. /REL/


Etiketa: KosoveKorrupsioni

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Detaje trishtuese se si rreshteri policor torturoi zyrtaren policore në Pejë

1 orë më parë
Aktuale

Mot i nxehtë gjatë kësaj jave në Kosovë

3 orë më parë
Aktuale

Reagon mjeku pas vdekjes së 17-vjeçarit nga Lipjani: Përkundër masave tona mjekësore, shpirti i i tij u ngjit lartë

12 orë më parë
Aktuale

Aksident në Prishtinë: Vetura godet katër persona në zebra te “Rruga B”

12 orë më parë
Aktuale

Një 17-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Komoranit

13 orë më parë
Aktuale

‘The Crown Boutique Hotel & Spa’ vendi që sjellë frymën angleze në Tiranë

15 orë më parë
Postimi tjetër

Mbi 19 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Gruaja shtatzënë nga Shtimja vdes bashkë me foshnjën, burri i saj fajëson mjekët

Pamje: Mikrofoni ndezur, Bideni dëgjohet duke fyer rëndë një gazetar

TË FUNDIT

Martohet Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kurorëzohen në Santa Barbara

22 minuta më parë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar ligjërisht në gjykatën në qendër të qytetit në Santa Barbara, Kaliforni, vetëm një...

Stresi thuajse shkaktari kryesor që nuk ju lejon të keni barkun që ëndërroni

37 minuta më parë

Stresi dhe barku? Si mund të lidhet stresi që ndjeni me dhjamin e barkut? Dhe akoma! Christina Mavridou, mësuese e...

Ukraina nxjerr në ankand kupën e Eurovision, të ardhurat në ndihmë të ushtrisë

38 minuta më parë

Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in, do të nxjerrë në ankand kupën e vendit të parë. Grupi do t’i...

Publikohet lista me fituesit në ‘Billboard Music Awards 2022’

52 minuta më parë

Të dielën është shpallur lista e fituesve në ‘Billboard Music Awards’. Ngjarja u zhvillua në MGM Grand Garden Arena në...

Lidhja e re e Robert Berishës “kris” raportin me Nora Istrefin, ish çifti merr vendimin e papritur

52 minuta më parë

Vetëm pak ditë pasi Robert Berisha konfirmoi se është në një lidhje, është vënë re një lëvizje nga ana e...

Detaje trishtuese se si rreshteri policor torturoi zyrtaren policore në Pejë

1 orë më parë

Senad Hamzic me gradën e rreshterit policor në Drejtorinë Rajonale në Pejë është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se...

MË TË LEXUARAT

Ngjarje tragjike në Kamenicë: Një person bie nga ura, vdes në vend

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë

William dhe Kate gati të ndryshojnë monarkinë në Britani, rregullat që do modernizojnë sa të marrin pushtetin

Kurti: Për Kosovën nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s, SHBA-së dhe BE-së

Bëri 5 operacione për ngritjen e të pasmeve, 29 -vjeçarja nuk mund të ulet në karrige

Dardan Krivaqa dënohet me 8 muaj burg për veprën penale “detyrim”

Rrëmbehet një grua në qendër të Prishtinës, dëshmitarët rrëfejnë se si u kap me forcë

Kim Kardashian e dashuruar ‘kokë e këmbë’ në Pete Davidson: Është personi më i mirë në planet

Mes të gjoksit, Dafina Zeqiri bën tatuazh dedikuar ekipit “Moneyz Music”

Burri në Fushë Kosovë u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint