fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kosova, vendi i vetëm në Ballkan që s’ka marrë asnjë dozë vaksine antiCOVID-19

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundim të muajit shkurt, muaj ky i cili ishte paralajmëruar si kohë e mundshme për arritjen e dozave të para të vaksinës antiCOVID në Kosovë. Por si duket edhe ky muaj do të kalojë e Kosova do të jetë vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në vazhdimësi kishte deklaruar se po angazhohen për sigurim të vaksinës antiCOVID, por ky institucion ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të mbërrijnë vaksinat e AstraZenecas dhe Oxfordit në Kosovë. Por vonesat në negociata për vaksinën dhe mungesa e transparencës po shihen si dy faktorë që kanë ndikuar në mossigurimin e vaksinave kundër koronavirusit në Kosovë, shkruan kosovapress.

“Angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës COVID-19 në sasi të mjaftueshme për 75 për qind të popullatës sonë. Pres që sipas planit për vaksinim antiCOVID të hartuar nga Instituti të zbatohen nga të gjithë nivelet e përkujdesjeve shëndetësore duke filluar nga ajo primare. Puna jonë është transparente, e përqendruar dhe e pandalshme”, tha ai.

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovë ka deklaruar se mossigurimi i vaksinave për mbrojtje nga SARS-COV2, është një veprim i pafalshëm i institucioneve të Kosovës.

“Sigurimi i një doze të vaksinës është jashtëzakonisht problem për gjithë botën, megjithatë është e pafalshme që të gjitha vendet e rajonit kanë filluar t’i kenë dozat e para dhe t’i imunizojnë kategoritë e rrezikuara, ndërsa, Kosova ende asnjë dozë të vetme nuk e ka”, deklaroi Kodra.

Vonesa për vaksinat antiCOVID për qytetarët e Kosovës i ka konsideruar si papërgjegjshmëri, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri.

Haziri, i cili në legjislaturën e fundit ishte edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi, thotë se premtimet se në muajin shkurt do nis vaksinimi në Kosovë janë shfrytëzuar nga LDK-ja për të grumbulluar vota.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi zotimet se së shpejti në arrijnë në Kosovë vaksinat antiCOVID i ka quajtur mashtrime. Sipas tij, fakti që të njëjtat nuk janë porositur me kohë e këtyre vaksinave i ka lënë qytetarët në dorë të fatit.

Derisa në Kosovë ende nuk ka arritur asnjë dozë e vetme e vaksinës kundër koronavirusit, vendet e rajonit tashmë kanë nisur vaksinimin e kategorive më të rrezikuara. Shqipëria veçse ka marr kontigjentët e vaksinës së Pfizerit pothuajse çdo javë, kurse në prill në këtë shtet pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360.000 dozave të vaksinës AstraZenecas. Ndërsa, edhe Serbia ka siguruar katër lloj vaksina dhe po ashtu i ka dhuruar disa doza edhe Maqedonisë së Veri, Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinës.

Kosova po vazhdon t’i pres 100.800 vaksinat e AstraZenecas përmes programit të shpërndarjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.


Etiketa: COVID-19KosovaCoronavirusiVaksina anti Covid

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Lajmërohet Bekim Jashari, ja ç’thotë

1 orë më parë
Aktuale

Osmani për “The Irish Times”: Do ta padisim Serbinë për gjenocid, çështja e të zhdukurve prioritet

2 orë më parë
Aktuale

Kurti i reagon Baton Haxhiut, kërkon të mos dal kurrë publikisht

2 orë më parë
Aktuale

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, 7 persona të lënduar rëndë

3 orë më parë
Aktuale

Gratë i vërsulen Shefqet Krasniqit, ja prishin gjumin e natës

3 orë më parë
Aktuale

Milaim Zeka publikon fotografinë e Adem Jasharit duke pirë birra

4 orë më parë
Postimi tjetër

Aktori i famshëm fejohet me prezantuesen 33 vite me të re

Jahjaga: E tronditur nga pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj gazetarit, Visar Duriqi!

A nuk urrehet kjo kohë?

TË FUNDIT

Gresa Behluli: “Mua më ka zgjedhur burri si çikë të mbarë e me vlera…”

16 minuta më parë

Fejohet Fjolla Krasniqi

1 orë më parë

Lajmërohet Bekim Jashari, ja ç’thotë

1 orë më parë

Pse e ka lodhë telefoni Remzije Osmanin

1 orë më parë

Reja e Gilit nga Dubai i bën konkurrencë modeleve

2 orë më parë

Osmani për “The Irish Times”: Do ta padisim Serbinë për gjenocid, çështja e të zhdukurve prioritet

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Osmani takohet me Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën

Learta e paska edhe një veturë tjetër luksoze

Rama: Albin Kurti po bën fushatë në Shqipëri, unë s’bëj fushatë në Kosovë

Don Xhoni ftohet në Rusi nga modelja ruse

Krejt kafiteria bosh, veç Zanfina aty

Vetëm një çantë “Gucci” e Rita Orës kap shifrën mbi 2 mijë euro

Moti për sot dhe ditët e ardhshme

Sot, Dita e Kushtetutës

Shyhretja duket zonjë me fustanin që ka veshur

Infektologu i njohur kosovar: Në gusht do të përfundojë pandemia COVID-19

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci