Në Kosovë kanë filluar të vendosen banera në përkrahje të Presidentit amerikan, Donald Trump pas infektimit të tij me koronavirus.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, në të cilën shihet një banerë i vendosur në një rrugë të Kosovës me fotografinë e Trump, shkruan Periskopi.
“Shpresoj të shëroheni sa më shpejt, zotri President. Ti je në mendimet tona”, shkruan në këtë banerë.
Kujtojmë që Trump pas përmirësimit është liruar për në Shtëpinë e Bardhë, pas qëndrimit tre ditor në spitalin ushtarak.
Ndryshe kosovarët janë populli më pro amerikan në rajon.