fbpx

Kritika të shumta për vallëzimin e Fitit në “Kënga Magjike”: “I duket vetja Jennifer Lopez”

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë ka filluar nata e parë e gjysmëfinales së festivalit “Kënga Magjike”.

Producenti i festivalit, Ardit Gjebrea këtë vit do të shoqërohet në moderim nga artistja Marsela Çibukaj, shkruan “Kosovarja”.

Por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk është duke u zhvilluar në Pallatin e Koncerteve.

Ky është një nga momentet më emocionuese të producentit dhe autorit Ardit Gjebrea, i cili pas 22 vitesh ndërron destinacion.

Në mesin e shumë këngëtarëve, që do të jenë pjesë e festivalit është edhe kosovarja Filloreta Raçi – Fifi, e cila konsiderohet si një nga më të pëlqyerat në performancat e saj.

Por si duket Fifi ka arritur ta befasojë këtë radhë publikun, jo për mirë.

Mbrëmë bashkë me Brunon interpretuan këngën “Fiksim”, por kërcimi i saj u kritikua nga ndjekësit e saj në rrjete sociale.

https://www.instagram.com/p/CPYUheRhMjZ/



Kujtojmë se nata finale e festivalit do të mbahet më 29 Maj. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]