Vala

Përbërësit

40 gr maja e freskët

550 gr miell

250 ml qumësht

5 te verdha te vezes

100 gr sheqer

100 gr margarinë

pak kripë

1 lëvore limoni

Vaj per fergim

sheqer pluhur te perzier me sheqer vanilje

Mbushja sipas deshires marmelatë

Hapat

1 – Ne nje ene te vogle qesim 150 ml qumesht te vaket,shtojme majen,1 luge sheqer dhe 1 luge miell.

2 –Perziejm dhe leme te fermentohet.

3 –Ne nje ene me te madhe qesim te verdhat e vezes,sheqerin,kripen,qumeshtin e mbetur te vaket dmth 100 ml,levoren e limonit,dhe sheqerin e vaniljes.

4 -Kete mase e ngrohim pak,kurrsesi te vloje.

5 -Pastaj ne nje ene me te madhe qesim miellin,majen e fermentuar,dhe masen e ngrohur me te verdhat e vezes,.dhe margarinen e shkrire.

6 -Masen e perzijeme me mixer me veglen per perzierjen e brumrave.

7– Masen e perziejme derisa te behet homogjene dhe te mos ngjitet per mure te enes.

8- Brumin e nxjerim nga ena ku eshte perzier,veme ne tavolinen e permillur dhe hollojme pete me trashesi 1 cm trashesi (brumi nuk lihet te dufishohet vellimi).

9 -Nga peta nxjerrim krofnet me gote te rrumbullkaet,dhe i vendosim ne nje shtroje kuzhine te permillur dhe lohen te qendrojne per 30-40 minuta te mbuluara me lecke kuzhine.

10 –Ngrohim vajin ne max dhe me pas ulim temperaturen pergjysem ne menyre qe krofnet te mos skuqen shpejte dhe te mos piqen.

11 -Pra kur krofnet te jene skuqur mjaftueshem ne te dyja anet i qesim ne leter kuzhine qe te mpihet yndyra e tepert.

12 –Pastaj ato sheqerosen me sheqer pluhur te perzier me sheqer vanilje,dhe mbushen me shiring kuzhine me marmelate.

13 –Servojme sipas deshires.

MUND TË JU PËLQEJNË