Jam një vajzë 26-vjeçare, nga Prishtina. Kam kryer fakultetin, por nuk kam gjetur ende punë. E dua një djalë, por nuk di a do të jetë fati im. Emri i tij fillon me shkronjën M.
Si e sheh ti këtë lidhje, a do të martohemi dhe sa fëmijë do i kem?
“Gjethi vjeshtor”
Përgjigje:
Ju jeni në lidhje që pesë vjet. Para tij ke pasur edhe dikë tjetër dhe ky është problemi kryesor që shpesh prisheni dhe pajtoheni…
Keni pasiguri në këtë lidhje. Ai dyshon se ti mund të rikthehesh te i pari, ndërsa ti dyshon se ky do të të lërë shkaku i të parit.
Megjithatë, do të bëheni bashkë. Do të martoheni. Dy muaj pas fejesës do të martoheni dhe do t’i keni dy fëmijë në jetën tuaj.