Adelina Tahiri është nga ato këngëtaret e dalluara sa i përket stilit dhe veshjes.

Ndonëse mirret me muzikë dhe pëlqehet jashtëzakonisht shumë për zhanrin që kultivon, nuk është se nuk i shkojnë edhe tjerat gjëra për ti bërë, shkruan Kosovarja.

Ajo përveç që ka dhuruar këngë të dëgjuara ndër vite, ka treguar se zgjedhja e veshjeve i shkon mjaft shumë dhe di gjithmonë të bëjë kombinimet më perfekte.

Në fakt, kjo është dëshmuar përmes videoklipeve të pafundme që ka sjell deri më tani, por edhe në përditshmëri nuk rri dot pa u shfaqur e bukur, e zonja dhe rinore, duke iu shtuar etjen publikut çdo herë e më shumë për paraqitje të tilla.

Meqë është kështu, Adelina nuk po e ka problem që t’iu plotësojë këtë dëshirë dhe ti befasojë tutje për atë që është dhe i shkon.

Me këto fotografi të fundit, vërtetë që ka befasur dhe ka mahnitur, sepse që moti nuk është shfaqur kaq e bukur, e këto komplete të bardha duke se ia nxjerrën në pah përsëri bukurinë ku edhe po duket tamam si zonjë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË