Është nga personat që me qindra herë ka dëshmuar natyralitetin dhe thjeshtësinë e një femre.

Agnesa Vuthaj emër ky i shumë epiteteve si: e bukur, e rrallë, shpirt të pastër, mbretëreshë e stilit dhe modës, shkruan Kosovarja.

Janë bërë vite që ka dorëzuar kurorën e më të bukurës në vend, por ende vazhdon të cilësohet si femra më e bukur në trojet shqiptare.

Fytyrën e saj e kanë kërkuar kudo si në ekran, revista, pasarela të modës, sfilata, prezantime e shumë të tjera.

Kjo sepse gjithmonë është karakterizuar me thjeshtësi dhe ëmbëlsi, duke e perfeksionuar dhe cilësuar si ndër më të veçantën në listën e modeleve e tani edhe të blogeres më të njohur.

Agnesën, ndër vite e shohim duke u marrë me punën e blogeres, ku deri më tani edhe këtë profesion e ka drejtuar në rrugën më të denjë.

Nga ajo janë parë duke dhuruar veshje nga më të ndryshmet me ngjyra të llojllojshme, gjë që e kanë bërë të jetë inspiruese e shumë femrave deri më tani.

Së fundi, ajo ka sjellur një fotografi e veshur komplet në të zezë, e cila përveç që duket shumë e bukur, ngjyra e zezë i ngjan më shumë se kujt do tjetër. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË