Ditët e dimrit sikur janë të destinuara për të gatuar të gjitha llojet e brumërave.

Për këtë fundjavë u propozojmë të gatuani këta toptha bavarezë, që do t’iu kënaqin me shijen e veçantë.

600 gr miell

20 gr tharm buke

1 lugë e vogël kripë

1 lugë e vogël sheqer

2 lugë gjelle margarinë

1.3 l ujë

3 lugë gjelle sodë bikarbonë

miks farash (liri, sezami etj)

kripë deti

Tharmin e bukës trazojeni me 100 ml ujë të vakët dhe një lugë të vogël sheqer. Lëreni të pushojë pak.

Në miell hidheni kripën, margarinën e shkrirë, tharmin e fermentuar. Bëjeni një brumë me të gjithë përbërësit.

Brumin lëreni të pushojë në vend të ngrohtë për 30 minuta.

Më pas ndajeni në disa toptha.

Në një tenxhere hidheni ujin dhe sodën bikarbonë.

Në momentin që kjo masë fillon të vlojë, hidhini aty kuleçët/topthat e brumit dhe lërini të “zihen” për një minutë secili.

Pas kësaj, topthat renditini në tepsinë përkatëse të mbuluar me letër kuzhine.

Sipas dëshirës kuleçëve hidhjuni edhe miks farash dhe kripë deti.

Kuleçët e përgatitur piqini në furrën e parangrohur derisa të marrin një ngjyrë të bukur.

MUND TË JU PËLQEJNË