Përbërësit

4 kungulleshka

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë e kuqe

2-3 thelpinj hudhre

450 gr mish i bluar bibe

1 lugëz rigon

kripë dhe piper i zi

2 domate

djath feta

Përgaditja

Hapi 1

Furrën ngroheni në 200 gradë. Fundin e tavës mbështilleni me letër kuzhine.

Hapi 2

Kungulleshkat ndajini për së gjati e më pas largojuni tulin me ndihmën e një luge, duke krijuar kështu një gropëz.

Hapi 3

Vendosini në tavën e përgatitur.

Hapi 4

Në një tigan hidhni vajin e ullirit e aty skuqeni qepën. Shtoni edhe hudhrën dhe mishin e bluar të bibës e vazhdojeni kaurdisjen edhe për 6-7 minuta në temperaturë mesatare.

Hapi 5

Pastaj shtoni mëlmesat, domatet e prera në kubikë, kripë e piper sipas shijes dhe vazhdojeni kaurdisjen edhe për 2-3 minuta.

Hapi 6

Me këtë masë mbushini kungulleshkat e më pas vendosini në furrën e parangrohur për 10 minuta.

Hapi 7

Pas pjekjes, hidhjuni sipër copëza djathi feta e shërbejini të ngrohta.

Hapi 8

Ju bëfshin mirë.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË