Vala

Arbana Osmani është moderatorja më simpatike e skenës shqiptare.

Ajo, karrierën e filloi dhe e vazhdoi pranë ekranit, ku edhe u rrit me të dhe krijoi rreth vetes me qindra adhurues, shkruan Kosovarja.

Sot, shquhet si ndër moderatoret që shëndrit çdo skenë që është prezente, andaj edhe iu janë besuar me vite emisionet autoriale.

Është interesante se si dallohet aq shumë jo vetëm për inteligjencën e saj, por edhe për stilin dhe sharmin që gjithnjë e kanë karakterizuar.

Tek ajo gjithmonë janë parë veshjet unike dhe të dalluara, që e kanë prezantuar dhe identifikuar si femrën më me stil dhe koherente.

Por, sigurisht është edhe bukuria e saj ajo që për një moment të vetëm nuk ndaloi së përmenduri nga të tjerët, tek sa edhe në këtë postim të fundit nuk ndodhi hiç më ndryshe.

Sepse më të vërtetë dhuroi arsye për tu përmendur e përfolur për këtë shikim tërheqës dhe magjepës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË