Si erdhi kështu puna që Egzona Muqiqi për një kohë shumë të shkurtë nga një personazh i thjeshtë të krahasohet me princeshat e përrallave?!

Eh po, nuk e vëmë në faj. Pasi që është bukuria e saj ajo që po sfidon bindshëm të gjitha nuset tjera të estradës dhe po vazhdon të mbes e pëlqyera e publikut, shkruan “Kosovarja”.

Fillimisht u bë e njohur si e dashura e këngëtarit të njohur Albatrit Muqiqit, me të cilin kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë ku tani kanë edhe tre fëmijë.

Përveç, kësaj ajo ia pa hajrin burrit të saj, kështu duke hapur një butik me rroba të trendit të fundit së bashku me kunatën e Leartës, Neca Tërnavën.

Egzona vazhdoi që pjesën tjetër të vëmendjes dhe simpatisë ta fitoi vet duke e arritur ta bëjë këtë gjë përmes postimeve të ndryshme ku ia doli mjaft mirë.

Ajo nuk vonoi shumë dhe menjëherë e fitoi epitetin “nusja me e bukur” e estradës.

Epitetin e saj po vazhdon ta ruaj, duke e dëshmuar edhe në fotosesionin e fundit.

E veshur me fustana që ia përshkuan linjat perfekte të trupit, e pastaj në dimi e dallam si të mos konsiderohet nusja më e bukur?

Madje, lirshëm mund të themi se ajo mund të krahasohet me princeshat e përrallave./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË