Si të tejkalohen problemet kur që të dy partnerët punojnë dhe janë të stërngarkuar me obligime?

Si të rregullohet jeta e përbashkët, si të kthehet harmonia e rrezikuar në raportet ndërmjet tyre?

Bëni marrëveshje dhe respektojeni atë

Merruni vesh se cilat punë kush duhet t’i kryejë në shtëpi, natyrisht, duke pasur parasysh prirjen e secilit, duke respektuar edhe orarin që do t’ia caktoni vetes kur çfarë duhet bërë, transmeton Telegrafi.

Hapeni perspektivën

Nëse partneri ju bën vërejtje se nuk po keni kohë për të, mos u hidhëroni, por merreni këtë si dëshirë të tij për të qenë më gjatë me ju, si shprehje të dashurisë. Bëjani me dije se edhe ju e dëshironi po atë, jepni shpresë se ditët e ardhshme do të keni më shumë kohë, se do të kaloni çaste të këndshme.

Dëgjojeni partnerin

Kushtoni më shumë kohë partnerit, dëgjoni problemet e tij, shtrojani problemet tuaja (por mos mendoni se ato janë problemet më të mëdha në botë), bisedoni, diskutoni çfarë e mundon, përpiquni që bashkërisht të gjeni zgjidhje .

Njiheni me kolegët

Shpesh flisni për kolegët e koleget që ai s’i njeh. Kjo madje mund të nxisë pakënaqësi e xhelozi, sepse thjesht ua ka zili atyre që më shumë kohë kalojnë me ju. Prandaj, njiheni me ta, do të jetë kjo e dobishme, po edhe e mirë.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË