Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, derisa ky i fundit i ka bërë thirrje KFOR-it që ta garantojë lirinë e lëvizjes.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se a nuk po munden vetë ta mbrojnë dhe ku është dinjiteti.
Avdiu ka thënë se uron që policia të jetë e sigurt e të kthehet shëndosh e mirë dhe mos t’i vuajnë pasojat e aventurave të VV-së.
Postimi i saj i plotë:
I bejme thirrje KFOR-it ta garantoje lirine e levizjes, paska thene Kurti.Pse, a spo mujshi vet a?
Ku eshte dinjiteti?Uroj qe policia te jene te sigurt, e te kthehen te shendosh e mire. Uroj, qe mos ti vuajne pasojat e avanturave te VV-se.