fbpx

Kurti: Nga një shtatori, pesë mijë veta do të punojnë për…!

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga 1 shtatori deri me 16 tetor do të fillojë regjistrimi i popullsisë.

Kryeministri ka bërë të ditur se për këtë proces do të punëojnë 5 mijë persona.

“Afër 5 mijë veta do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Sot filloi Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023 dhe konferenca katër ditore REKOS organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për konsultime me palë të interesuara.
Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen.
Secili qytetar i Kosovës do të regjistrohet. Qeveria e Kosovës do të mbështes ASK-në që regjistrimi të jetë cilësor, profesional, dhe gjithëpërfshirës” shkruan Kurti në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]