fbpx

Kurti pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Dokumentet jetike dhe vendimtare, tashmë kanë një adresë

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës.

E në adresimin për media, Kurti thotë se këto krime dhe ruajtja e tyre që është vendimtare për historinë, ka tashmë një adresë në Kosovë.

“Me këtë rast pashë se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me folderë, apo edhe ndryshe një 15.8 terabajt informacion është grumbulluar gjatë 9 muajve video-xhirime, fotografi, audio-xhirime e tekste të ndryshme. Janë gjithsej 67 burime prej ku janë marrë këto dokumentacione. Është punë jetike dhe vendimtare si për histori ashtu edhe për drejtësi për ne”, tha Kurti.

Më tej Kurti tha se qytetarët që kanë dokumentacione për krimet e kryera gjatë luftës kanë një adresë.

Për këto krime, Kurti thotë se shteti armiqësor i Kosovës (Serbia), nuk i pranon, por i quan të fabrikuara.

“Kemi edhe një shtet që nuk i pranon këto krime, e në fakt i quan të fabrikuara, pra ky është shteti fqinj verior armiqësor”, ka thënë Kurti.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]