fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kurti zotohet se do të hartojë një Strategji Kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në tryezën për diskutim të strategjisë për trajtimin e qenve endacakë.

Kurti tha se prania e madhe e qenve endacakë, është problem për vetë qentë dhe mirëqenien e tyre, por është po ashtu i kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve dhe të shëndetit publik në përgjithësi.

Gjendja e qenve endacakë në Kosovë dhe masat, të cilat duhet të ndërmerren urgjentisht, ishin në qendër të diskutimit të sotëm, organizuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror”, tha kryeministri, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij problemi nga rrënjët e tij, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive.

Kryeministri theksoi se qeveria do të dedikohet në këtë aspekt duke hartuar një Strategji Kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të popullsisë së qenve, do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacak në rrugë.

Qeveria gjithashtu do të zotohet që do të mbështesë nivelin lokal për zbatimin e përgjegjësive ligjore lidhur me këtë temë.

“Edhe pse niveli lokal i ka shumicën e përgjegjësive për të zbatuar masat e nevojshme për menaxhimin e kësaj situate, mbështetja e nivelit qendror qoftë përmes hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre, qoftë përmes mbështetjes financiare është jetike për nivelin lokal”, tha ai.

Duke potencuar rëndësinë e koordinimit, kryeministri tha të gjitha ministritë duhet të zotohen që detyrat që kanë të bëjnë me këtë tematikë t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.

Për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë, e për çështje të tjera të mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve, kryeministri theksoi domosdoshmërinë për bashkëpunim e këshillim edhe nga shoqëria civile.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministrat nga ministritë e linjës, udhëheqës e përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, përfaqësues të Odës së Veterinarisë si dhe përfaqësues të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.

Ky diskutim ndërmjet të gjithë akterëve kyçë, është i domosdoshëm për bashkërendim të veprimeve për të pasur sukses në zhvillimin dhe pastaj zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Trajtimin e Çështjes së Qenve Endacakë në Kosovë.

Fjala e plotë e kryeministri Kurti:

Të nderuar ministra të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci dhe të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi,

Të nderuar zëvendësministra,

Shefa të kabineteve,

I nderuar staf i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal,

Udhëheqës e përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës,

Të nderuar përfaqësues të Odës së Veterinarisë dhe përfaqësues të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve,

Ju faleminderit që keni pranuar ftesën tonë për këtë takim, që do të diskutojmë për gjendjen e qenve endacakë në Kosovë dhe masat, të cilat duhet të ndërmerren urgjentisht.

Jam i kënaqur që në këtë sallë po shoh të gjithë akterët kyçë, të cilët janë të domosdoshëm për bashkërendim të veprimeve të tyre, tonat, për të pasur sukses në zhvillimin dhe pastaj zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Trajtimin e Çështjes së Qenve Endacakë në Kosovë.

Prania e madhe e qenve endacakë, është problem për vetë qentë dhe mirëqenien e tyre, por është po ashtu i kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve dhe të shëndetit publik në përgjithësi. Në veçanti janë të rrezikuar fëmijët, dhe Institucioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar që ka pasur shkelje të drejtave të të fëmijëve nga sulmet që kanë pësuar nga qentë endacakë.

Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar dhe nuk ka pasur koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. Ne duhet të trajtojmë këtë problem nga rrënjët e tij, për të ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive. Besojmë që zanafilla e problemit është te mos menaxhimi dhe kontrolli i qenve me pronarë, mbarështimi i pakontrolluar i tyre, si dhe shitja dhe importi nga vendet fqinje.

Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal, pritet që të koordinojë dhe mbështesë nivelin lokal me ngritje të kapaciteteve për zbatimin e mirëfilltë të masave për menaxhimin e popullsisë së qenve me dhe pa pronar.

Shpresojmë që në këtë drejtim MAPL-ja, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, të bashkëpunojnë me akterët e grupit punues, që të hartojnë dhe dorëzojnë në Qeveri për aprovim Strategjinë Kombëtare.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si një nga akterët kryesorë, presim rishikimin e akteve aktuale nënligjore, si dhe prezantimin e akteve të reja nënligjore. Ministria e Bujqësisë është organi kryesor për hartimin e politikave, që kanë të bëjnë, jo vetëm me kontrollin dhe menaxhimin e kafshëve, por edhe të mirëqenies së tyre.

Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, presim që të shqyrtojë mundësitë në buxhetin aktual vjetor të Republikës së Kosovës për alokimin e fondeve për zbatimin e masave emergjente të menaxhimit të popullsisë së qenve me dhe pa pronarë, por edhe të masave tjera të propozuara në Strategjinë Kombëtare për pesë vitet e ardhshme.

Të gjitha ministritë duhet të zotohen që detyrat që kanë të bëjnë me këtë tematikë t’i trajtojnë me seriozitetin më të madh.

Kurse, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës të Kosovës duhet të zotohet që të krijojë një plan për inspektimet e mirëfillta të mbajtjes së kafshëve, të projekteve të KSVL-së, si dhe projekteve të identifikimit dhe regjistrimit të qenve me pronarë. AUVK-ja, po ashtu duhet të zotohet që konform përgjegjësive ligjore, të veprojë shpejt dhe me seriozitet për çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin e popullsisë së qenve dhe të zotohet që në projektet e menaxhimit të popullsisë së qenve, të mos përfshijë veterinerë që është dëshmuar që kanë abuzuar me kafshë dhe fonde në projektet e kaluara. Me këtë rast, AUVK duhet të marrë masa adekuate dhe për entitetet që bëjnë punë jo profesionale dhe abuzuese në këto projekte duke pezulluar dhe marrë licencat e tyre të punës.

Nga Oda e Veterinerëve pritet që së bashku me AUVK-në dhe me Qeverinë të shpërndajnë mikroçipat dhe pasaportat e aprovuara nga AUVK, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve shoqëruese.

Si dhe nga shoqëria civile presim që të kemi bashkëpunim dhe këshillim për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronarë, e për çështje të tjera të mirëqenies dhe të drejtave të kafshëve.

Qeveria jonë do të dedikohet në këtë aspekt duke hartuar një Strategji Kombëtare për menaxhim të qëndrueshëm dhe efektiv të popullsisë së qenve, do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacak në rrugë.

Qeveria gjithashtu do të zotohet që do të mbështesë nivelin lokal për zbatimin e përgjegjësive ligjore lidhur me këtë temë. Edhe pse niveli lokal i ka shumicën e përgjegjësive për të zbatuar masat e nevojshme për menaxhimin e kësaj situate, mbështetja e nivelit qendror qoftë përmes hartimit të politikave dhe zbatimit të tyre, qoftë përmes mbështetjes financiare është jetike për nivelin lokal.

Unë ju falënderoj për vëmendjen dhe tani do të dëgjojmë një prezantim mbi gjendjen aktuale dhe hapat e nevojshëm nga znj. Elza Ramadani, drejtoreshë e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve.


Etiketa: Albin Kurti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

4 orë më parë
Aktuale

Durmishi publikon emrat e deputetëve që votuan Gjykatën Speciale. Janë këta

5 orë më parë
Aktuale

Rama u reagon Gjukanoviqit e Osmanit: Ballkani i Hapur nuk do të ndalet

6 orë më parë
Aktuale

Priten reshje “gjaku” dhe stuhi

7 orë më parë
Aktuale

Ndërron jetë në mënyrë tragjike ish-lojtari i Gjilanit

8 orë më parë
Aktuale

Memli Krasniqi: I shpëtuam rreth 450 mijë familje nga shtrenjtimi i rrymës

9 orë më parë
Postimi tjetër

“Më shkruanin i paske ik hoxhës prej tabuti”, Linda Hakaj tregon edhe njëherë si i humbi 60 kilogramë

Trajtoni buzët e thata gjatë dimrit me këto produkte shtëpiake

I mbijeton udhëtimit 11 orë i fshehur në rrotën e avionit

TË FUNDIT

Ekspertët: Ky pozicion gjumi mund t’ju plakë para kohe

3 orë më parë

A keni menduar ndonjëherë se pozicioni në të cilin flini gjatë natës mund të ndikojë në cilësinë e jetës tuaj?...

Pozicioni më i mirë i gjumit për të luftuar hipertensionin

3 orë më parë

Shumë prej nesh jetojnë me presion të lartë të gjakut – ku gjaku pompohet me shumë forcë kundër mureve të...

Pasi pa Donaldin dhe Borën bashkë në ndenjë, Antonela zbulon reagimin e Beatrix Ramosajt

4 orë më parë

Videoja e Donaldit me Borën në eventin e Valdrin Sahitit ka bërë xhiron e rrjetit tashmë prej dy ditësh, e...

Horoskopi ditor, e enjte 19 maj 2022

4 orë më parë

Dashi Flisni dhe me të tjerët. Nuk është momenti për të mbajtur sekrete ndaj partnerit/es. Mund ta lëndonit me këtë...

Vajza e Ilir Shaqirit, Emily, na prezanton me shokun e saj të jetës…

4 orë më parë

Emily Shaqiri ka pöstuar dy fötö në faqen e saj në Instagram që nuk kanë tërhequr vëmendjen vetëm sepse janë...

Kurti: Aleanca Rusi-Serbi, rrezik për konflikte në Ballkan

4 orë më parë

Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit në Këshillin e Atlantikut ka thënë se Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me SHBA-në,...

MË TË LEXUARAT

Disa arsye pse mund të jeni të pakënaqur me jetën tuaj

Kosova miraton nismën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Marigona Krasniqi poston fotografitë e veçanta në vellot përrallore

Mos e humbisni, kjo është arsyeja pse duhet të pimë kafe pas stërvitjes

Omëletë me kërpudha dhe spinaq në tepsi

Çfarë bëni kur nuk jeni të lumtur në martesën tuaj

U zunë për një djalë, përballja e Jasmin dhe Sarës sot në program

Ja si duken sot pesënjakët që nëna nga Kosova i lindi para 25 vitesh

Nesër Specialja shpall aktgjykimin për drejtuesit e OVL-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Ish gruaja e të dashurit të Fifit, Adrola Dushi ka dy fjalë për çiftin

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint