Mesa duket kënga e fundit e Flori Mumajesit, u komentua më shumë se sa që pritej.

Bëhet fjalë për këngën me të cilën përfomoi në Këngën Magjike, ku menjëherë pas kësaj, lindën polemika të ndryshme se kinse ia ka dedikuar Elvanës.

Por kjo sigurisht që la vend për mendime të këtilla, pasi që përmes një video të publikuar në Instagram, ishte shprehur se “iu shkulë zemra”.

A thu vallë pse?

E sigurisht që edhe reagimi i Elvanës nuk kishte se si mos të ishte prezent, pasi menjëherë pas këtyre fjalëve, e bllokoi Florin.

Ani pse tash e sa vite nuk janë bashkë, ata kishin vazhduar të ndjeknin njëri tjetrin në rrjetet sociale, por mesa duket këtë vendim e mori Elvana, duke iu ikur vëmendjes së tillë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË