Një emër i njohur i muzikës popullore, me një karrierë të gjatë e sukses të madh.

Këngëtarja Vjollca Haxhiu këtë e ka arritur falë zërit të mrekullueshëm, nga ku ka nxjerrë projekte që janë pëlqyer shumë nga të gjithë, shkruan “Kosovarja”.

Publiku shqiptarë ka një simpati të veçantë për të, duke e bërë njërën nga këngëtaret më të kërkuara për ahengjet familjare.

Përveç që është e vlerësuar në karrierën muzikore, ajo pëlqehet mjaftë shumë dhe vlerësohet për dukjen e stilin e saj.

Sa elegante, aq e këndshme, vjen në secilën paraqitje të saj.

Ajo është poashtu shumë aktive në Instagram, ku ndanë me publikun momente të ndryshme nga jeta e saj.

Se është shumë e dashur për njerëzit e dëshmon edhe ky postim që ka bërë në profilin e saj.

Dikush nga fansat e shumtë që ka, e ka surprizuar këngëtaren duke i bërë një pikturë me foton e saj.

Kjo sigurisht e ka bërë të ndihet mirë këngëtaren teksa e ka publikuar në profilin e saj në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË