Të gjithë e njohin këngëtaren për fëmijë Dea Hoxha, tetë vjeçaren e hitit “Frozen” dhe të një liste të gjatë këngësh shumë të dashura për bashkëmoshatarët e saj.
Dea, për herë të parë u ngjit në skenën e festivalit të njohur “Diamond Fest”, ku edhe triumfoj. Ajo, garoj e fitoi edhe në shumë festivale të tjera të këngës për fëmijë.
Lozonjarja e vogël që e shohim thuajse kudo, e madje edhe në serialin “Çka ka shpija” dhe që së shpejti në “O sa mirë kids”, së fundi ka ardh me një projekt të një formati ndryshe: Dea i ka kënduar Albin Kurtit.
Sapo pa dritën e diellit, kënga menjëherë u vendos në qendër të diskutimeve. Gjithsesi, me këtë projekt, Dea Hoxha realizoj dëshirën e prindërve të saj që insistuan që ajo ta ketë një këngë për një lider politik, në këtë rast për kryeministrin në detyrë, z.Albin Kurti.
Edhe në këtë projekt, bashkëpunëtorët e këngëtares për fëmijë, ishin mësuesja e saj e muzikës Njomza Mezini, që kujdeset për secilen këngë të Deas, ndërkohë që kënga me titull “Me ty Albin Kurti” u inciziua në studion “Arti Rec”. Videoklipi i këngës realizuar nga produksioni “Time Pictures”.
Ky është projekti i shumë komentuar i Dea Hoxha. Ndiqeni “Me ty Albin Kurti”:
https://youtu.be/xXs7pbj8uJ8