Mirvete Rashiti është nga ato femra që natyra i ka paisur me shumë vyrtyre, talente dhe forcë të pashtjerrshme. E njohin, sepse ajo është këshilltare personale, motivuese, medituese, terapiste masazhi dhe estetiste.
Pra, i bënë të gjitha dhe çka është interesant është se ja del mrekullueshëm në çdo drejtim.
Për ata që nuk e njohin mirë, Mirvetja që mund ta kontaktoni në Instagram në mirvetespabeauty_coaching, jeton prej 20 vitesh në Zvicër, është nënë e dy vajzave të mrekullueshme dhe klientet e saj e thërrasin “Engjull” për shkak të aftësisë së mahnitshme për ti bërë njerëzit të ndjehen mirë.
Ka ndjeshmëri të lartë, është e sinqertë, direkte, temperamente dhe ka një dashuri dhe energji hyjnorë përmes së cilës ju ndihmon të tjerëve.
Engjull në pamje dhe shpirtë, Mirvetja po bëhet dita ditës dora për të cilen mbahen shumë gra që kanë nevojë për motiv, energji, këshilla dhe dikë që ti dëgjoj e ndihmoj për të arritur sukses, balancë dhe stabilitet me vetën, rrethin dhe gjithçka tjetër.
mirvetespabeauty_coaching është adresa e duhur për ato që kërkojnë një këshilltare psiqike dhe shpirtërore, dike që i ndihmon në mënyrën më të mirë për të luftuar probleme si përballja me frikën, fobitë, traumat e fëmijërisë, pasigurinë dhe mungesën e vetëbesimit.
“Engjulli” gëzon një dhuratë të jashtëzakonshme nga Zoti, që është bio-energjia që e shfrytëzon për të qetësuar shpirtrat e trazuar, për të bërë mirë. Ajo e përdor energjinë e saj edhe përmes metodes “Reiki Bio Energien”. Ajo që vlen të potencohet është se Mirvetja ka lindur me këtë dhunti, e ka natyrale dhe përmes saj dhe meditimit arrinë të bëjë mrekulli edhe me bllokadat, të largojë energjitë negative dhe të pasteojë aurën e njeriut.
Ndryshe, Mirvete Rashiti është studente për terapi masazhi shëndetësor në kombinim edhe me tretmane të fytyrës. Gjithashtu merret edhe me extension të flokëve dhe extension të qerpikëve.
Në zyren e saj, janë të mirëpritura në seanca dhe tretmane të ndryshme vetëm zonjat. Planet e saj janë që shumë shpejtë të zgjerohet dhe të ketë një qendër të madhe ku do ti ofrojë të gjitha shërbimet ekskluzive për klientet e dashura.
Për më shumë info:
https://pradna.wixsite.com/pradna