Vala

Moderatore e dashur, e zonja, e adhuruar dhe shumë e kërkuar.

Shkëlqen në çdo paraqitje të saj, dhe arrin të vërshojë në vëmendjen e të gjithëve me stilin dhe sharmin e saj, shkrun Kosovarja.

Është kjo pra, Arbana Osmani, fytyra më simpatike dhe engjullore që përbën portretizimin më të bukur në moderim.

Nuk i ka munguar asgjë për tu bërë e famshme dhe e njohur, pasi ka plotësuar të gjitha presimat për të qenë pranë ekranit, dhe në një farë mënyre duke ndjekur e realizuar ëndrrën e saj me shumë dëshirë.

Jeta ia ka mundësuar që ti ketë të gjitha afër vetes, dhe t’ia dalë e vetme në çdo sferë që jeta e ka përballur.

Në fakt, edhe sot vazhdon me këtë ritëm, e që bën për të kuptuar se vërtetë gëzon jetë të mirë, të qetë dhe të lumtur, ani pse është ndarë nga bashkëshorti. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË