Dikur Adelina Thaçi dhe Jehona Sopi ishin kolege dhe mike shumë të afërta, që për një periudhë kohe shiheni thuajse kudo bashkë, shkruan “Kosovarja”.
Dy këngëtaret prishtinase kishin edhe një bashkëpunim, një duet që u bë mjaftë i dëgjuar.
Por, ndodhi diçka që e krisi marrëdhënien e tyre shoqërore. U tha se ato më nuk kanë asnjë kontakt dhe se nuk flasin mes vete, shkruan “Kosovarja”.
Me sa duket, dy këngëtaret kanë rregulluar marrëdhënien, pasi Adelina e ka etiketuar në një foto shoqen e dikurshme.