Nga aksidenti i trafikut që ndodhi mbrëmë në hyrje të qytetit të Klinës, humbi jetën Armend Rexhepi nga Drenoci i kësaj komune.
Lajmi e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
“Mbrëmja e së hënës komunës së Klinës i solli pikëllim të madh. Në aksidentin që ndodhi në Klinë, humbi jetën i riu nga Drenoci i Klinës, Armend Rexhepi. Familjes Rexhepi, miqve dhe shokëve të Armendit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Armendi u prehtë në paqe!Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.