Ka patuar një sërë trendesh për femrat në rrjetet sociale, por ky i fundit mesa duket i ka kaluar kufijtë.

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë bërë pothuajse të gjitha njësoj, prapë i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe.

Është bërë e zakonshme tashmë në të gjithë botën që një stil i veçantë, të kthehet në trend nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos Instagram-it, rrjetit më të madh të shpërndarjes së fotografive.

E trendi më i fundit është për të postuar të brendshmet në rrjetet sociale. Prej pak ditësh aktivistet për të drejtat e grave në Irlandë kanë filluar të postojnë foto të të brendshmeve të tyre nëpër media sociale nën hashtagun #ThisIsNotConsent ( kjo nuk është leje)

Arsyeja është sepse një adoleshente u përdhunuar u akuzua se e kishte joshur përdhunuesin me të brendshme seksi dhe ai nuk u shpall fajtor. Pra nisur nga kjo vajzat kanë dashur të tregojnë se një femër është e lirë të veshë çfarë të brendshmesh të dojë sepse ato nuk ftojnë askënd për të kryer marrëdhënie seksuale.

MUND TË JU PËLQEJNË