Muaji korrik ishte më i nxehti i matur në Tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, tha se korriku ishte 0.95 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të 20-të.

Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën edhe një rekord të ri për 140 vitet e kaluara. Rezultatet ishin të pritshme, pasi disa vende evropiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.

Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe nga ekstreme të tjera klimaterike. Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akujve në detet e veriut, në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës.

Ndërkohë, edhe Qershori i këtij viti, kishte vendosur një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 viteve të kaluara.

MUND TË JU PËLQEJNË