Një person në Prishtinë dyshohet se është duke bërë veprime të pahijshme në publik, saktësisht në Komunën e Prishtinës.
Në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” është raportuar se personi në fotografi nxjerr organin gjenital në pbulik dhe i ndjek nga pas gratë që kalojnë.
Sipas tyre, ky gjest i ulët më së shpeshti ndodh te kampusi i Universitetit të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Edhe reagimet e qytetarëve kanë qenë të menjëhershëme pas publikimit të rastit.
Madje, aty thuhet se personi në fjalë është dërguar në polici dy herë për shkak se e kishte penguar një person gjatë punës së tij, e ai është dërguar për në psikiatri por e kanë liruar.
“Une personalisht e kam denoncu ne polici dy here, sepse me ka pengu ne punen qe boj ne Western Union, dy here e kane marrë ne stacion e kane dergu ne psikiatri ja kane jap nje ineksion qetesues dhe pasdite ky ka vazhdu me zakonin e tij, deri jemi detyru pak “katunarqe” me vepru me largu”, ka thënë njëri nga ta në koment.
“Te dielen po ashtu ia mori nje vajze buken prej tavolines te embeltorja Misini!!
Lypes por shume i felliqtë!!! #PoliciaeKosoves”, ka shkruar një qytetare tjetër.
Qytetarët kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse t’i gjejnë një zgjidhje këtij personi e të mos tmerrojë njerëzit në rrugë.