Vala

Testet e inteligjencës (IQ) janë të njohur sepse ofrojnë një formulë e cila ju mundëson ta krahasoni inteligjencën tuaj me të tjerëve.

Testi CRT (Testi i Reflektimit Kognitiv) njihet si testi më i shkurtë në botë i inteligjencës sepse përbëhet nga vetëm tri pyetje.

Ky test i referohet aftësisë tuaj për ta identifikuar një problem të thjesht, i cili pas pak sekondave duket shumë më i vështirë sesa në shikim të parë.

Aq më shpejt që i zgjidhni këto tri probleme, aq më inteligjent jeni, , transmeton TG.

KËTO JANË TRI PYETJET:

1. Një shkop bejsbolli dhe një top kushtojnë 1.10 euro në total. Shkopi kushton 1 euro më shumë sesa topi. Sa kushton topi?

2. Nëse u nevojiten pesë makinave pesë minuta për t’i krijuar pesë pajisje, atëherë sa kohë do t’u duhej 100 makinave për t’i krijuar 100 pajisje?

3. Në një moçal, gjendet një grumbull me zambak moçali. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli ta mbulojë tërë moçalin, sa kohë duhet që grumbulli ta mbulojë vetëm gjysmën e moçalit?

KËTO JANË PËRGJIGJET E SHUMICËS SË NJERËZVE:

1. 10 centë

2. 100 minuta

3. 24 ditë

Por të gjitha këto përgjigje janë të gabuara.

MUND TË JU PËLQEJNË