Vala

Kylie Jenner akuzohet se përdori fotoshop për të ‘ndryshuar’ belin në fotot e “Met Gala”.

Ylli i reality-shout padyshim që dëshironte të dukej edhe më mirë se që është dukur.

Kylie Jenner duket se ka përdorur mashtrime digjitale për ta bërë belin edhe më të vogël, në fotografitë që ndau në Instagram.

Kylie, 21 vjeç, kishte veshur fustan të markës “Versace”, por duket se nuk ishte e kënaqur me format e lakmueshme dhe përdori fotoshopin përpara se ta ndante fotografinë me 134 milionë ndjekësit e saj.

Pas publikimit të kësaj fotoje, në rrjete sociale komentuesit kanë krahasuar atë imazh me të vërtetin.

Aty është vërejtur ndryshimi tek beli si dhe ndriqimi i fotografisë që ishte shkrepur në qilimin e kuq. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË