Lakrës largojani bishtin dhe pjesën e brendshme.

Në vaj, fërgoni preshin e prerë, më pas shtoni karrotën dhe perimet e përzgjedhura sipas dëshirës. Kaurdisini mirë të gjitha derisa të zbuten.

Pastaj shtoni pataten e prerë, hudhrat dhe magdanoz.

Shtoni edhe një lugë ajvar, mëlmesa përfshirë kripën e piperin dhe përziejini mirë të gjitha.

Me këtë masë mbusheni lakrën e përgatitur e mbylleni me pjesën e larguar më parë të bishtit.

Mbulojeni me ujë e lëreni të ziejë për afro 30 minuta.

Në pak vaj skuqeni miellin, shtoni piperin e kuq e purenë e domates. Këtë përzierje hidheni mbi lakër. Shtoni edhe pak kripë sipas nevojës dhe disa gjethe magdanozi.

Lakra e përgatitur kështu zihet edhe për 2-3 minuta të tjerë e më pas është gati.

1 lakër

1 karrotë

1 presh (purrinj)

1 patate

perime sipas dëshirës

1 lugë gjelle ajvar
vaj

kripë dhe piper i zi

piper të kuq djegës
magdanoz

3 thelpinj hudhre

1 filxhan pure domatesh

1 lugëz miell

MUND TË JU PËLQEJNË