Vala

Mbledhja e mukozës në trup ju bën të ndiheni sikurse ju ka ngecur diçka në fyt.

Ju e ndjeni një nevojë për ta pastruar fytin dhe kjo është mjaft frustuese.

Ky problem zakonisht shkaktohet nga infeksionet në traktin e epërm respirator, por akumulimi i mukozës mund të nxitet edhe nga alergjitë, astma dhe thartira në lukth.

Në rastet e infeksioneve bakteriale dhe virale, trupi prodhon mukozë të tepërt në mënyrë që t’i ndalojë mikroorganizmat.

Nëse përmes kollit nuk mund ta largoni atë, atëherë ka disa metoda natyrale të cilat duhet t’i provoni.

Ujë me kripë

Gargarisni ujë me kripë për ta eliminuar mukozën në fyt. Shtojeni gjysmë luge çaji me kripë natyrale në një gotë me ujë të vakët. Shtojani edhe pak sodë buke, dhe pastaj gargarisni atë ujë disa herë në ditë.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ka efekte të fuqishme antipezmatuese. Një studim i publikuar në “Journal of Ethnopharmacology” ka zbuluar se çaji i nxehtë i xhenxhefilit i liron infeksionet respiratore.

Një pjesë të vogël xhenxhefili zhyteni në ujë të vluar. Lëreni ashtu për pak minuta dhe pastaj konsumojeni çajin e xhenxhefilit 2-3 herë në ditë. Për t’i forcuar efektet mund të shtoni lëng limoni dhe mjaltë.

Hidratojeni trupin

Konsumoni shumë ujë dhe çaja verbalë për ta zvogëluar prodhimin e mukozës.

Loading...

MUND TË JU PËLQEJNË