z. Lazim Destani, njihet gjithandej për rolin dhe kontributin e tij të çmuar në çështjet dhe mbështetje të zhvillimet të komunitetit shqiptar, si dhe një biznesmen i suksesshëm, me renome ndërkombëtare , i cili njëherit është edhe Kryetar Bordi i disa kompanive të njohura të drejtuara nga familja e tij.
MOMENTE NGA NJË PUBLIKIM të 26 Nëntor 2012
Zbulohet “Memoriali i Shqiponjës”, i vendosur në rrethrrotullimin e Doganës, në Tiranë, që tashmë do të mbajë emrin “Sheshi Shqiponja”.
Në një ceremoni të organizuar me këtë rast, kryeministri Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dhe kryetarët e komunave të trojeve shqiptare zbuluan Memorialin e Shqiponjës”, e realizuar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë nga familja Destani. Të pranishëm në këtë inaugurim ishin edhe ministrat Myqerem Tafaj dhe Aldo Bumçi, po ashtu dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij në ceremoni, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha shprehu mirënjohje për familjen Destani, për realizimin e kësaj vepre. Basha theksoi se “shqiptarët zgjodhën shqiponjën si simbolin e lirisë, që nuk e vrau dhe nuk e burgosi dot askush në shekuj.
LAZIM DESTANI: FALËNDEROJ ZOTIN QË ARRITËM T’IA DHUROJMË KOMBIT KËTË SHQIPONJË
Në kuadër të festës së Pavarësisë, kryeqytetit i shtohet një dekor simbolik : skulptura monumentale e shqiponjës dykrenare, e cila synon të shndërrohet në një ikonë për qytetin e Tiranës.
Në ceremoninë e përurimit të simbolit kombëtar morën pjesë kryeministri Sali Berisha, kryebashkiaku z. Lulzim Basha dhe z. Lazim Destani, biznesmen dhe filantrop i njohur i cili kontribuoi personalisht për realizimin e këtij projekti.
“Fillimisht, dua të falënderoj autoritetet e vendit dhe gjithë qytetarët e Tiranës për realizimin e këtij projekti simbolik të krenarisë sonë kombëtare. Në këtë moment të veçantë për mua dhe familjen time, falënderoj Zotin që arritëm t’ia dhurojmë kombit këtë shqiponjë dy-krenare të cilën çdo shqiptar e ka në zemër”-theksoi z. Destani.
“Ta zhvillojmë ekonominë e atdheut për të siguruar lumturi për brezat që vijnë. Kontributi ynë për zhvillimin ekonomik e shoqëror të trojeve tona është mirënjohja më e mirë ndaj përpjekjeve brez pas brezi dhe amanetit të të parëve tanë për ta bërë Shqipërinë të lirë, të pavarur e të fuqishme.”-theksoi z. Destani.
Ju kujtojmë , z. Lazim Destani , konsiderohet një filantrop i shquar, i cili falë iniciativave të tij ka dhënë një kotribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e shkollave, implementimin e iniciativave mjedisore e komunale dhe duke dhënë ndihma të ndryshme humanitare.
Monumenti-skulpturë i shqiponjës dy-krenare, simbol krenarie për gjithë shqiptarët ndodhet në kryqëzimin e Doganës dhe peshon plot prej 16 ton çelik.
Me vendim të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit ky rrethrrotullimi do të quhet “Sheshi Shqiponja’ dhe së shpejti synon të kthehet në një pikë referimi për qytetin si ditën ashtu edhe natën. Me këto fjalê , të ngjashme , thuajse të gjitha mediat jo vetëm shqiptare e nisën ballinat e mediumeve gjithandej tek e shënonin solemnitetin e inaugurimit të Shqiponjës në qendrën e kryeqytetit shqiptar .
Kjo ngjarje e gëzoi çdo shqiptar jo vetëm të trojeve shqiptare , por edhe në çdo cep të botés tek jetojnê e veprojnë. Por , i gjithë ky gëzim pas 8 vitesh , shndërohet në dhimbje , madje dhe lot , e me shumë reagime nga shqiptarët , kur u doli pampja trishtuese duke e hequr Simbolin e krenarisé, simbolin që kënaqej syri e zemra kur takohej me të. Dhe , në vendin e qujtuar nga lokalët “Rrethrrotullimi i Doganës” në hyrje të Tiranës, hiqet Shqiponja pa u dhimbsur…
Shqiponja vepër e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra (shqiponja, 6 metra e lartë dhe me bazament katër metra), e cila u vendos me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, sot nuk gjendet aty tek u binte në sy nga larg, çdo qytetari që dilte e hynte në Tiranë.
Po , si ndjehet në këto çaste , sot në Ditën e Flamurit , z. Lazim Destani , i cili pati financuar dhe dhuruar Tiranës këtë simbol gjigant me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisè të shtetit të Shqipërisë.
Vlen të përmendet se, Monumenti ishte kthyer në atraksion turistik për kryeqytetin. Bukur i rrinte Tiranës .I kishte shumë hije .
Sot, z. Destani e kujton ditën e inaugurimit të Shqiponjës , të cilën e hoqën për shkak të punimeve në projektin ‘ Unaza e Madhe’.