Kanë kaluar pothuajse 3 vite që kur këngëtarja Shyhrete Behluli e martoi djalin e saj Kushtrimin me Learta Jakupin. E sot akoma flitet për detajet nga dasma madhështore e cila pati bërë bujë të madhe, shkruan “Kosovarja”.

Që nga ajo ditë, vëmendja e publikut u përqëndrua tek nusja dhe raporti i saj me familjen e burrit. Kështu Learta arriti të bëhet nga femrat më të përfoluara dhe të komentuara sot e asaj dite.

Deri më tani i dijmë raportet e shkëlqyera që kanë familjet mes vete, siç thotë Learta jemi përshtatur me njëri tjetrin.

E ditë më parë, e ftuar në emisionin nin për të folur për temën “Të jesh nuse në Kosovë”, ajo zbulon detaje interesante nga dita më e rëndësishme e jetës së saj.

Pse ke qajtë kur erdhën me t’marrë, krejt Kosova tka pa tuj qajt?, ishte pyetja e gazetares për Leartën, e cila tha se emocionet po e bënin të vetën dhe nuk kishte mundësi ta ndalte vetën.

“Nuk po mujshe pa qajtë sepse atëherë me të vërtetë e ndjenë që po del prej shtëpisë së babës edhe po ndryshon jeta jota, edhe pse jemi me fat sepse në realitetin tonë nuk po ndryshon edhe aq shumë jeta e një femre po e vazhdon rutinen tende ditore, të gjitha por vetëm ndoshta vendbanimi po e ndryshon, njerëzit rreth shtëpisë nuk i ke mo tutë, e për ato sekonda menon qe po i lerë vet. Une jam vajza e vetme edhe gjthmonë më kanë pas pak ma të llastuar edhe thojsha kta nuk kanë as disponim nshpi”, u shpreh ajo.

Kurse më tej Learta tregon një veprim interesant dhe një moment emocionues, dy orë pasi e morën si nuse në shtëpi. Ishte vjehrri i saj Luli që e emocionoi, e për të cilin ajo thotë se do të jetë mirënjohëse gjithmonë.

“Mas dy ore që kanë shku mysafirët me tha vjehrri im shko me Kushtrimin te familja jote, une u emocionova thash jo pse me shku, por ai e ka ndje momentin sa shumë jam merzitë kur kam dal prej shpisë tha jo shko se edhe ata janë mërzitë, shko pije një kafe. Edhe tash po rënqethem, asnjëherë nuk ia harroj atë moment”, tha Learta e emocionuar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË