E bukur padyshim, por edhe shumë e këndshme. Learta njihet pothuajse në çdo familje shqiptare, famë kjo që e arriti nga martesa e saj me djalin e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit.

Learta Jakupi është nga femrat më të komentuara të showbizit shqiptar, e cila këtë privilegj po e gëzon tash e sa vite, shkruan “Kosovarja”.

Në paraqitjet e saj mundohet gjithmonë të jetë modeste duke e shfaqur vetën në shumë gjendje, e edhe duke i kryer obligimet familjare, siç janë gatimi, pastrimi etj.

Kjo mbase ka bërë që të fitoj simpatinë e njerëzve të cilët e vlerësojnë si një femër e traditave që i ndjekë pa përtesë.

Ajo vazhdimisht ndanë fotografi në rrjetet sociale, të cilat nuk kalojnë pa vëmendje.

Kohëve të fundit Learta duket se ka shtuar në peshë, detaj ky që shihet në imazhet që ndanë për publikun.

Ndërkohë që sot vjen me një storie nga vendi i punës e veshur në të zeza, ngjyrë kjo e cila shpesh përdorët si ‘mbulesë’ e kilogramëve. Megjithatë Learta duket prap e shëndoshë, por e bukur padyshim!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË