Learta Jakupi emër ky jo i njohur për audiencën, e veçanërisht për adhuruesit e vjehrrës së saj Shyhretes.

Ajo hyri në familjen më të njohur të estradës, të cilët që nga më i vogli deri tek më i madhi është i afirmuar, shkruan Kosovarja.

E ashtu siç pritej edhe kjo u bë e dashur dhe e adhuruar për të gjithë, ku secili prej publikut e do prezencën e saj dhe hapin sytë për ndonjë të re të saj.

Tashmë Learta famën e ka shumë të sigurt, ku me shumë përkushtim dhe interesim e mban në front dhe në duart e saj.

Sa herë bëhet fjalë për të, gjithmonë na shkon në mendje se me cilën nga anëtarët e bashkëshortit të saj u shfaq dhe me kë doli.

Por, këtë herë është më ndryshe, pasi në vitet e fundit është dikush tjetër që ua zë vendin të gjithëve, e ai është djali i saj Matini.

Ai çdo herë shihet pranë të ëmës, ku Leara nuk e lë asnjëherë vetëm dhe del me të gjithmonë.

E, edhe këtë herë nuk ndodhi hiç më ndryshe, bir e nënë morën rrugën për diku, kështu duke bërë me dije Learta që ngado që shkon e merr vetëm atë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË