Learta Jakupi tashmë është emër shumë i njohur që me paraqitjen e parë ka rrëmbyer shumë zemra të publikut.

U njoh si reja e këngëtares më të mirënjohur Shyhrete Behlulit, dhe më nuk doli nga hija e vjehrrës, duke e njohur të gjithë me atë emër, shkruan Kosovarja.

Për fat, asnjëherë nuk është shkruar për ndonjë skandal të saj, vetëm për gjëra pozitive dhe të bukura që ka sjellë.

Ka ditur si të veprojë dhe si të gjendet, andaj edhe jo rastësisht e adhurojnë dhe e pëlqejnë i madh e i vogël.

Nga ajo kryesisht presin të gjithë vetëm fotografi e video të veçanta, sepse kështu i ka ushqyer që nga fillimi fansat e saj.

Ende vazhdon e tillë, ku nuk kalon ditë pa sjellë diçka atraktive dhe të pranueshme. Sa shohim fotografi të familjes së saj, sa edhe të familjes së bashkëshortit.

Por, ato që shohim kryesisht të postojë pa ndalur janë burri dhe djali i saj. Asnjëherë nuk iu reziston bukurisë së tyre, duke iu realizuar fotografi e duke i ndarë me të gjithë.

Edhe këtë herë, kemi të bëjmë vetëm me këta të dy.

Learta edhe një herë dëshmoi se i do fort, ku edhe publikoi foton e tyre të radhës, madje duke e përkufizuar pamjen e tyre me fjalën më të bukur “Jeta jem”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË