Legjenda e karatesë shqiptare, Enver Idrizi, duket sikur të jetë në moshën më të mirë rinore, stërvitet me intensitet dhe ka përzgjedhur edhe një vend të bukur në Kosovë.

Njeriu i shumë medaljeve evropiane e botërore, ishte nderuar edhe me Dekoratën “Nderi i Kombit”, nga (ish) presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, pikërisht me 14 prill të vitit 2017!

Merret vesh se Idrizi po stërvitet në Banjë të Kllokotit! Cilat janë arsyet që ka nisur me intensitet?

Siç merret vesh, ish sportisti i mirënjohur, stërvitet për një arsye: Ta mbaj formën trupore!

Qëllimi i Idrizit është që të jetë edhe frymëzim për brezin e ri, edhe t’ju tregoj se vetëm me punë, angazhim dhe me një vullnet e dëshirë të pashoq mund të arrihet edhe në piedestalin më të lartë botëror!

Jo me kaq, siç shkruanin edhe mediat kroate në të kaluarën, njeriu që ka sjellë mbi 20 kilogram medalje, rekord, që dëshmon për sukseset e mëdha të tij të nivelit më të lartë ndërkombëtar.

Enveri shumë herë vije në Kosovë, ndihet shumë i ngazëllyer dhe aq me tepër nga respekti që gëzon nga qytetarët. Mbi të gjtiha, është zemër human, i dashur nga të gjitha brezat.

 

MUND TË JU PËLQEJNË