Lendita Haxhitasim do të jetë amabsadorja e re e Kosovës në Itali. Ajo ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, gjatë ditës së djeshme.

Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Kosovës në Itali, përmes një postimi në Facebook.

“Më 05 dhjetor 2019, Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në #Itali, Sh.S.Znj. Lendita Haxhitasim, prezantoi Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Italisë, Sh.T.Z. Sergio Mattarella”, thuhet në njoftim.

Lendita Haxhtsam do të jetë pasardhëse e Alma Lamës, e cila u shkarkua nga kjo pozitë me një dekret të nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Urdhërohet tërheqja nga Misioni Diplomatik i znj. Alma Lama, Ambasadore/Shefe e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga Presidenti më 23 nëntor të vitit të kaluar.

MUND TË JU PËLQEJNË