Është nga këngëtaret më të popullarizuara dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Leonora Jakupi vazhdon të konsiderohet si diva e muzikës shqiptare, dhe e pazëvendësueshmë për skenën tonë, shkruan Kosovarja.

Këngët e bukura, projektet e magjishme dhe bashkëpunimet e ndryshme e kanë bërë të tillë, dhe një të dytë si kjo më nuk ka.

Me një fjalë artiste e lindur, që mjafton vetëm të përmendet emri i saj dhe të dijmë se për kë është fjala.

Siç e dijmë, Leonorën sa e kemi të plotësuar në anën profesionale aq edhe në jetën private.

Lumturinë dhe qetësinë që ka pranë familjes së saj nuk e ndërron me asgjë, ani pse nuk dihet se a ekziston ndonjë person në jetën e saj.

Por kjo nuk do të thotë që ajo nuk ka provuar të veshë ndonjë veshje tradicionale, siç është dallami.

Po, Leonora ka pasur veshur dallam një herë, në njërën nga performancat e saj, teksa ka kënduar këngën “Ani more nuse”, dhe është shfaqur tamam si një nuse.

E këtë pjesë të këndimit të saj e keni rastin ta shihni në videon në vijim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË