Nuk është që realizon foto provokuese si koleget e saj, megjithatë Leonora Jakupi shpesh din të jetë joshëse me pozat që realizon.

E suksesshmja dhe e bukura e estradës shqiptare ka mahnitur si në çdo event edhe në dasmën e këngëtarit Blero, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është paraqitur me një fustan të zi elegant dhe me flokët e lidhura thjeshtë, por bukur.

Edhe Leonora e shijoi dasmën në maksimum duke vallëzuar bashkë me kolegët e ftuar të Bleros dhe Afrones.

Kurse pas dasmës ajo ka publikuar disa foto profesionale me fustanin që kishte veshur në dasmë e që zbulon goxha shumë gjoksin.

E për ta ‘mbuluar’ atë pjesë ajo ka vendosur aksesorë të shumtë në qafë të modeleve të ndryshme. E kjo shije e saj si duket është pëlqyer shumë nga njerëzit, pasi ka marrur komente të shumta pozitive./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË