Më në fund këngëtarja Leonora Jakupi ka folur edhe për jetën e saj private.Duke qenë e rezervuar çdo  herë në këtë aspekt ajo ka zbuluar gjëra të reja.

Leonora Jakupi ka pranuar se është në lidhje dashurie.

Në të ardhmen ajo e sheh veten si nënë, “nëse jonë edhe 5-6 s’ka problem” Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Leonora Jakupi është ndër këngëtaret më të pëlqyera anë e mbanë trojeve shqiptare.

Pavarësisht që është e komentuar në mediat rozë, këngëtarja nga Drenica e mbyllur ka qenë sa i përket jetës së saj private. Ndërsa, së fundmi, gjatë një interviste, këngëtarja mjaft e pëlqyer ka treguar se ka një kohë që është në lidhje dashurie.

Në emisionin “Mirage”, Leonora ka thënë se për momentin nuk ka ndonjë plan të dasmës. Ajo është shprehur që dasmat asnjëherë nuk i kanë pëlqyer, sepse sipas saj, në dasmë çifti kënaqet më së paku. “Nuk e di nashta nuk bëj dasmë fare”, ka thënë ajo, duke shtuar që nuk e di se kur do të bëhet martesa.

“Ndoshta ndodh këtë vit, ndoshta vitin tjetër, nuk e di”, ka thënë këngëtarja. Ndërsa, sa i përket së ardhmes, këngëtarja Jakupi e sheh veten si nënë me shumë fëmijë.

“Sa ka thanë Zoti, nëse jonë edhe 5-6 s’ka problem, aq sa ka thanë Zoti, aq sa thotë ai”, ka shtuar më tutje Leonora, duke potencuar që fëmijët i do shumë.

MUND TË JU PËLQEJNË